Nuk ka terapi për të sëmurit nga HIV-i

Tashmë dhjetë ditë pacientët HIV-pozitivë që e marrin ilaçin “tenovofir” janë të detyruar ta ndërpresin terapinë për shkak se Ministria për shëndetësi nuk ka rezerva të ilaçi dhe pret furnizim nga tenderi. 

Nga Shoqata “Së bashku më të fortë” ku ka 16 anëtarë me HIV, thonë se pacientët që kanë mundësi, e blejnë atë privatisht për 300 euro.

Nga Klinika infektive njoftojnë se pacientët nuk kanë ndërprerje në terapi, se ata e marrin ilaçin gjegjësisht marrin kombinim të ri ilaçeve ose përdorin zëvendësim të tij. Për momentin HIV terapi pranojnë rreth 60 pacientë prej të cilëve dy janë fëmijë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button