Qeveria vazhdon me tempon e njëjtë të marrjes së huave

Në vend të 24,3 milionë eurove të planifikuara, qeveria dje arriti të sigurojë hua të re prej 10,2 milionë eurove më tepër. Në fakt, dje qeveria mori hua prej 34,6 milionë eurove nëpërmjet pesë ankandeve të letrave me vlerë, ndërsa sot duhet të kthehen 24,4 milionë euro borxhe në tregun vendor.

Tashmë është bërë rregull, që qeveria të marrë hua çdo të martë të dytë, ndërsa çdo të mërkurë të dytë duhet të paguhen borxhet e vjetar. Huaja e fundit që e mori qeveria është para dy javësh kur mori borxh prej 62 milionë eurove, aq sa u kthyen të nesërmen.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë për financa, deri në fund të prillit, Qeveria për shkak të letrave me vlerë ka borxh prej 927 milionë eurove, që në krahasim me dhjetorin e vitit 2012 paraqet rritje prej 120 milionë eurove.

Borxhi i qeverisë që është vetëm rezultat i letrave të lëshuara me vlerë në terrenin vendor kap 34 përqind të borxhit publik nga qeveria qendrore, që është 2,7 miliardë euro. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button