As konkluzione, as datë për Maqedoninë në Samitin e BE-së në fund të muajit

Kryesia irlandeze njoftoi se Samitin e Këshillit evropian që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor do të bisedohet vetëm për dhënien e datës së negociatave për Serbinë

Kryesia irlandeze me BE-në i shuajti të gjitha shpresat se Maqedonia mund të marrë datën e negociatave për anëtarësim, në Takimin e Këshillit të BE-së që do të zhvillohet javën tjetër. 

Pas takimeve të mbrëmshme dhe të sotme të grupit KOREPER, ku marrin pjesë ambasadorët e vendeve-anëtare të NATO-s, kryesia irlandeze e BE-së ka njoftuar se në takimin e krerëve të shteteve-anëtare do të bisedohet vetëm për dhënien e datës së negociatave për Serbinë. 

Siç kanë njoftuar burime nga kryesia irlandeze, në këtë samit, për Maqedoninë nuk do të miratohen as konkluzione e as datë për negociata. Sipas po këtyre burimeve, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet të martën, më 25 qershor, do të miratohen konkluzione vetëm për Serbinë dhe, eventualisht, konkluzione për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim për Kosovën. 

Sipas kryesisë irlandeze me BE-në, çështjes së ndarjes së datës për negociata për Maqedoninë do t’i rikthehen në vjeshtë. /

Lajme të ngjashme

Back to top button