MASH: Vlerësimet nga testimi ekstern do të jenë në deftesë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është përgjigjur negativisht instistimit të Forumit arsimor rinor, që notat e testimit ekstern të mos futen në deftesat e nxënësve.

Nga Ministria thonë se çdo sugjerim dhe rekomandim me qëllim më të mirë dhe pa prapavijë politike, është i mirëseardhur dhe do të merret parasysh gjatë përmirësimit të mëtejshëm të sistemit për shqyrtim të objektivitetit të arsimtarëve në vlerësimin e nxënësve.

“Në lidhje me këtë pyetje, Ministria e arsimit dhe shkencës, tashmë disa herë publikisht ka treguar qëndrimet e saj. Në fakt, jemi të vetëdijshëm për ekzistimin e jofunksionimin procedural dhe teknik të sistemit.

Por, megjithatë, duke e pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për një proces kompleks që përfshinë rreth 200.000 nxënës dhe shumë detale të cilat këtë vit për herë të parë implementohen si një ndër reformat më të rëndësishme në sistemin arsimor në Maqedoni, përqindja e gabimeve është minimale, që na jep të drejtë që ta vlerësojmë si të suksesshëm.

Edhe njëherë bëjmë me dije se nuk do të lejojmë që asnjë arsimtar të jetë i vlerësuar gabimisht apo i dëmtuar”, thonë nga MInistria e Arsimit dhe Shkencës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button