Rihanna godet me mikrofon fansin

Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë.

Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojat e saj vendos t’u afrohet fansave. Këta të fundit përfitojnë për të shtrënguar duart me 25-vjeçaren.

Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu. Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja nga Barbadosi është vënë në qendër të kritikave për sjelljen e saj gjatë koncerteve, sidomos me vonesat në nisjen e tyre.

Koncerti i fundit në Birmingham nisi me 2 orë e gjysmë me vonesë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Cardiff ku përveç vonesës, në skenë Rihanna u shfaq e lodhur dhe e mërzitur dhe pa dëshirë për të kënduar para mijëra fansave të saj që kishin paguar biletën.

Lajme të ngjashme

Back to top button