FAR-i kërkon që notat nga testimi ekstern të mos vlejnë

Në testimin esktern i cili për herë të parë është bërë në Maqedoni, ka pasur lëshime të numërta teknike dhe esenciale, të cilat në fund problematizuan suksesin e arritur përfundimtarë në këtë testim.

Disa nxënësve u janë treguar se cilët lëndë do t’i kalojnë katër ditë para mbajtjes së testit, duke kundërshtuar kështu ligjet 7, vërejtja ka të bëjë vetëm për notat, e jo për lëshimet teknike, nxënësve nuk u janë hapur fotografitë, disa prej pyetjeve kanë qenë të parashtruara në gjuhën serbe, ndërsa ligji është thyer edhe atëherë kur testimi është shtyrë për disa orë më vonë, duke i lënë nxënësit në gjendje stresuese që ta presin fillimin e testimit. Këto probleme i ka shënuar Forumi arsimor rinor (FAR) në analizën e tyre për testimin ekstern.

“Insistojmë që testimi ekstern të shpallet për “pilot” i këtij viti, ndërsa Ministria e Arsimit, Qendra e testimit shtetëror dhe Zyra për zhvillim të arsimit, t’i shfrytëzojnë 12 muajt e ardhshëm për analiza dhe pastaj me të vërtetë ta lansojnë vlerësimin ekstern që nga viti i ardhshëm. Kjo do të thotë, këtë vit, notat nga testimi ekstern mos të futen në vlerësimin përfundimtar të nxënësit”, thotë Dona Kosturanova, kryetare e FAR-it.

Mes numrit të problemeve esenciale që mund të ndikojnë në vlerësimin përfundimtar të nxënësve, Forumi i konstaton edhe pyetjet nga materiali i pa dorëzuar, pyetje të cilat fotografitë e tyre nuk janë hapur, pabarazi në rëndësinë dhe kohën e duhur për t’u përgjigjur pyetjeve, por edhe diskriminim në atë se nuk testohen të gjithë profesorët, por vetëm ata që japin lëndë të obliguara.

Ka pasur nxënës që nga tre herë i janë përgjigjur pyetjes së njëjtë. Plusinfo zbulon se në mesin e nxënësve ka të tillë të cilët fare nuk janë regjistruar në listën e provimit në afatin e parë, kështu që atyre tash u mbetet vetëm një shancë që ta kalojnë testimin ekstern.

Nga Forumi thonë se gjatë analizës së gjithë procesit, nuk janë takuar me këtë lloj të problemit, por treguan për gabime sistematike dhe lëshime, sepse në ligj nuk parashihet ajo se çfarë ndodhë me ata nxënës të cilët gjatë testimit marrin notën një.

Por, nga MASH thonë se notat do të shënohen në dëftesë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button