40.183 të diplomuar e pa punë

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në tre mujorin e parë të vitit 2013 popullatë aktive numërohen 953 780 nga të cilët të punësuar janë 668 957, ndërsa 284 823 të pa punë.

Po kjo statistikë tregon se mbi 40 mijë persona të cilët kanë kryer fakultet janë të pa punë.

‘Gjithsej 159.171 janë të pa punë që kanë kryer shkollimin e mesëm, 68.534 shkollimin fillor, 40.183 kanë kryer fakultet’ kumton Enti shtetëror i Statistikës.

‘Jam ekonomiste e diplomuar, kam mbaruar në Universitetin e Tetovës para dy viteve, por jam e pa punë. Është tejet dëshpërim i madh sepse po punësohen ata të cilët kanë njohësi’ tha Rejhan B, nga Shkupi.

‘Është për të ardhur keq pasi unë kam diplomuar, tani po ndjekë ligjëratat e magjistraturës, dhe nuk jam i punësuar. Kam mbaruar juridikun në UEJL me sukses 9.00 dhe punësohen kuadro që vrapojnë me flamuj nëpër mitingje’ tha Xhengizi nga Shkupi.

Ndryshe, në Raportin e Entit Statistikor thuhet se norma e aktivitetit në këtë periudhë është 57%, norma e punësisë 40 % ndërsa norma e pa punësisë është 29.9%. 

Vitin e kaluar norma e pa punësisë ishte 30.6 për qind.

Përqindja më e madhe e papunësisë në Maqedoni është tek mosha deri 24 vjeçe prej 53.5 %, nga 25 deri më 49 vjec është 28.3 për qind, dhe prej 50 deri 64 vjeç është 24.8%.

10.566 persona nuk kanë kryer as shkollimin fillor, ndërsa të pa shkolluar janë 2.433 persona.

Numri i të pa punëve në tre mujorin e parë të vitit në Maqedoni është 284.823, prej të cilëve 61.4 janë meshkuj, ndërsa 38.6 janë femra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button