Qeveria harxhon 20 milion euro në vit për reklama

Ekipi i Ekspertëve evropianë i angazhuar për zbulimin e fakteve në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi,  ka evidentuar faktin që Qeveria e Maqedonisë harxhon mjete nga buxheti, në vlerë prej 20 milion eurosh, për reklama në mediat elektronike.

Në raportin e ekipit të Komisionit Evropian theksohet se  kontratat për reklamim u shërbejnë interesave politike, prandaj do të duhet të vihet në kontroll nga Pushteti ligjvënës, transmeton e përditshmja “Vest”.

Në raport janë përfshirë katër komponente   nga sfera e mediave, në vendet e Ballkanit dhe në Turqi, siç janë organet rregullatore, servisi publik, vetrregullimi efektiv dhe gazetari hulumtuese.

Raporti konstaton se organet rregullatore dhe serviset publike janë të dobët, joprofesional dhe të varur nga qeveritë. Ndërsa për t’u tejkaluar kjo situatë , propozohet që OJQ-të të dominojnë shumicën e anëtarëve nëpër Këshillat e këtyre subjekteve, ndërsa përzgjedhja e tyre të bëhet me votat e 2/3 e deputetëve të parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button