Lajm

E përditshmja në gjuhën shqipe “Zhurnal plus” po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së botimit të gazetës, ndërsa shkak për këtë  veprim , siç thuhet në arsyetimin për mundësinë e ndërmarrjes së këtij veprimi , është  shantazhi që i bëhet kësaj gazete.

“Ne si Redaksi, jemi të futur në listën e zezë të tenderëve nga Byroja për furnizime publike ku për redaksinë tonë ende janë të paqarta arsyet, ndërsa rrezikohemi me mbyllje të xhirrollgarisë. Ky grupacion edhe pse në kontinuitet alarmoi se mediat shqipe janë ngushtë dhe larg hises që u takon, ajo vazhdon të has në vesh të shurdhër nga institucionet dhe politika”, thuhet në shpjegimin e redaksisë së kësaj gazete.

Më tej, e përditshmja në gjuhën shqipe thekson se ky shtet po bën hile të madhe ndaj mediave në gjuhën shqipe, duke i mbështetur vetëm mediat në gjuhën maqedonase dhe të afërta me pushtetin, ndërkohë që e quan paradoks, hapjen e  portaleve në shqip nga media maqedonase.

“Mediat dhe politikanët shqiptarë ua kanë borxh shqiptarëve që në botën e globalizimit dhe multimedializmit të informojnë për ngjarjet. Nëse politikanët shqiptarë nuk e dinë këtë, atëherë janë në mashtrim të madh”, shpjegon Zhurnal Plus,

Lajme të ngjashme

Back to top button