Shkupjanët nuk mund të flenë nga zhurma e muzikës në Çarshi

Banorët e Komunës Çair ankohen se në çdo mbrëmje nuk mund të bëjnë gjumë me sy nga zhurma e madhe e muzikës që vjen nga lokalet që gravitojnë në Çarshinë e Vjetër.

“Ne nuk e dimë se nga vjen muzika, nga Çarshia apo nga qendra, mirëpo është bërë e tepërt, presim që të ndalet muzika, që të flemë, ndërsa të premten dhe të shtunën, muzika nuk ndalet deri në orët e mëngjesit. Na besoni se po teprohet, mirëpo nuk dimë se ku duhet të ankohemi”, thotë Mujafet Rexhepi, banorë në komunën Çair.

“Në familje disa po flenë me pambuk në veshë. Ka pasur edhe revolt që qytetarët të shkojnë deri tek ato vende për t’u rrahur, shumë shpesh dalim natën sepse nuk mund të flemë dhe nervozohemi që të shkojmë direkt të ballafaqohemi me ata, pasi që askush nuk po donë ta rregullon këtë problem”, Muharem Alija nga lagja e Gazi abës.

Ndërsa Miko Dulevski, nga sektori ekologjik në Çair, tha se duhet të shqyrtohet se nga cila anë vjen muzika, pasi Çarshia nuk i takon vetëm Komunës Çair.

‘Me ligj është e rregulluar se sa decibel duhet të jetë niveli i zërit të muzikës, tani siç e dimë Çarshia është e ndarë një pjesë e Komunës Çair, tjetra e Qendrës dhe Qytetit Shkupit, duhet të shihet se prej ku saktë vjen muzika dhe të reagohet’ tha Dulevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button