Komuna e Kërçovës me faqe te re elektronike

Nga Komuna e Kërçovës njoftojnë që në ditët në vazhdim qytetarët do të mund të kenë qasje në faqen e re zyrtare elektronike të komunës. Nëpërmjet saj administrata e komunës do të njoftojë qytetarët për të gjithë aktivitetet komunale, projektet dhe punën konkrete të administratës komunale.

“Administrata e komunës gjithmonë do të jetë në shërbim të banorëve, duke iu përmbajtur parimeve, dispozitave ligjore, si dhe atyre statusore. Prandaj, veprimtaria e saj do të jetë transparente dhe do të prezantohet përmes faqes së re elektronike. Përmes publikimit të informatave për opinionin e gjerë edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendlindjes, nëpërmjet lidhjes së tyre në këtë faqe, do të informohen drejtpërsëdrejti për nismat dhe realizimet që do t’i ndërmarri Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.” – njoftojnë në mënyrë elektronike nga Komuna e Kërçovës.

Nga komuna paralajmërojnë që nëpërmjet të kësaj faqeje elektronike qytetarët do të mund t’i drejtohen administratës komunale për të gjithë problemet infrastrukturore të rrethit ku jetojnë dhe probleme të natyrave të ndryshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button