Nesër mos dilni nga shtëpia, temperatura tropikale kaplon vendin

Maqedonia prej nesër do të përfshihet me temperatura të cilat e definojnë fazën e verdhë, përkatësisht fazën alerte.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër dhe pasnesër moti do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me temperaturë deri në 38 gradë Celsius dhe indeksi UV 9.

Nga DPHM-ja i përkujtojnë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën në raport me mbrojtjen nga ekspozimi direkt i diellit.

Duhet të shmanget qëndrimi i gjatë në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të mbahet veshje e lehtë dhe e ndritshme, të konsumohet ushqim i lehtë dhe pije, të bëhet kujdes në higjienën e duarve dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit, ndërsa personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button