Presidenti Pendarovski: Për momentin nuk e dimë identitetin e viktimave nga zjarri në Tetovë (VIDEO)
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot e ka vizituar Spitalin Modular për Kovid – Tetovë i cili mbrëmë u dogj tërësisht, pas shpërthimit të zjarrit. Ai në vendin e ngjarjes ka biseduar me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse të cilët po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes dhe tha se ende nuk dihet identiteti i 14 personave që e kanë humbur jetën në zjarr, njofton Portalb.mk.
“E pyeta drejtorin e spitalit modular se sa shtretër kanë qenë të mbushur nga ato që kanë qenë në disponim, drejtori më tha se nga të gjithë shtretërit, vetëm 8 nuk kanë qenë të mbushur ndërkaq 26 të mbushur. Atë që së fundi ma thanë Mjekësia ligjore, sot ose deri nesër do të mbarohet autopsia e 14 trupave dhe më pas fillon procedura e konstatimit të arsyeve dhe identifikimit të personave. Në këtë moment nuk e dimë se kush janë këto 14 persona. Më informoi njëri prej kompetentëve se gjatë ditës janë ftuar të afërmit e atyre që kanë qenë në spital që të japin gjak dhe të themi materiale për identifikim që të ndihmojnë më shpejtë të mbarohet identifikimi, pasi që identifikimi i personave e keni të qartë tërë këtë që e shihni; një fatkeqësi e tmerrshme, shkon rëndë dhe do të shkojë rëndë, për atë kërkohet ndihmë e këtillë – nuk mundeni vizualisht të shihni se për kë bëhet fjalë”, tha Pendarovski.
Ai shpjegoi se për momentin, institucionet janë në fazën e hetimeve ku prokurori po jep urdhra tek institucionet kompetente për të mbledhur prova.
“Nga ajo që e dëgjova edhe nga përgjegjësi nga ekipi i zjarrfikësve, për vetëm disa minuta është djegur i tërë objekti. Që vetë më vete është bazë për analizë, por atë duhet ta hetojnë institucionet kompetente, kemi mjaftueshëm kuadro, nga të gjithë institucionet. Unë nuk dyshoj se për kohë të shkurtër do ta kuptojmë të vërtetën”, tha Pendarovski.
Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë indikacione se kjo është bërë qëllimisht, me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim politik.
Ai tha se ajo që e di është se qytetarët kanë ndihmuar 7-8 persona të dalin nga dritaret e spitalit.
Në lidhje me përgjegjësinë do të kërkojmë përgjegjësi, pasi që bëhet fjalë për tragjedi që nuk mbahet mend në shtet.
- LEXO: Drejtori i Spitalit të Tetovës nuk dha detaje për tragjedinë: Presim organet kompetente të zbardhin rastin
- LEXO: Avokati i Popullit për tragjedinë në Tetovë: vetëm një hetim efektiv do të dëshmojë se funksionon shteti i së drejtës
- LEXO: Dëshmia e një vajze nga Tetova: zjarri mund të jetë shkaktuar nga defibrilatori me të cilin mjekët përpiqeshin të reanimonin një paciente
- LEXO: Një ditë pas tmerrit në Spitalin Modular për Kovid- Tetovë (FOTO)
- LEXO: Janë anuluar më shumë ngjarje për shkak të tragjedisë në Tetovë
- LEXO: Kryqi i Kuq ofron ndihmë financiare për familjet e viktimave në Tetovë
- LEXO: Krerët e BE-së dhe rajonit shprehin ngushëllime për viktimat në Tetovë
- LEXO: Zjarrfikësi Aliti: Në të njëjtën kohë mundoheshim të shuajmë zjarrin dhe të evakuojmë njerëzit
- LEXO: RMV, 3 ditë zie për tragjedinë në Tetovë, ekspertë të huaj do të hetojnë shkaqet e zjarrit
- LEXO: Ambasadorët Galloway dhe Geer kanë shprehur ngushëllime për viktimat në tragjedinë në Tetovë
- LEXO: Numri i viktimave nga zjarri në Tetovë është rritur në 14
- LEXO: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)