Kryqi i Kuq ofron ndihmë financiare për familjet e viktimave në Tetovë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të plagosur në zjarrin tragjik në qendrën Kovid në Tetovë që ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit 2021, transmeton Portalb.mk.
“Në këto momente të vështira të humbjes së të dashurve, në shenjë solidariteti dhe gjesti human, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë ndihmë financiare të njëhershme në vlerë prej 30.000 denarëve për familje”, njoftuan nga Kryqi i Kuq.
Përndryshe spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri mbrëmë në orën 21.02 minuta. Në orën 10 të mëngjesit Qeveria e Maqedonisë njoftoi se do të mbajë seancë urgjente për këtë tragjedi. Në këtë fatkeqësi është raportuar për 14 viktima deri më tani, ndërkohë vazhdon evakuimi i personave.
- LEXO: Krerët e BE-së dhe rajonit shprehin ngushëllime për viktimat në Tetovë
- LEXO: Zjarrfikësi Aliti: Në të njëjtën kohë mundoheshim të shuajmë zjarrin dhe të evakuojmë njerëzit
- LEXO: RMV, 3 ditë zie për tragjedinë në Tetovë, ekspertë të huaj do të hetojnë shkaqet e zjarrit
- LEXO: Ambasadorët Galloway dhe Geer kanë shprehur ngushëllime për viktimat në tragjedinë në Tetovë
- LEXO: Numri i viktimave nga zjarri në Tetovë është rritur në 14
- LEXO: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)