Avokati i Popullit për tragjedinë në Tetovë: vetëm një hetim efektiv do të dëshmojë se funksionon shteti i së drejtës

Avokati i popullit ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në spitalin e Tetovës, në të cilin e humbën jetën një numër i madh i pacientëve të hospitalizuar për kurim nga Kovid-19, ndërkaq në të cilin ka edhe pacientë dhe punonjës shëndetësorë të lënduar, transmeton Portalb.mk.

“Skenat e përhapjes së flakëve, lufta për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, askënd nuk mund ta lënë indiferent. Çdo fotografi e kësaj ngjarjeje fatkeqe krijon dhimbje dhe shkakton pikëllim për humbjen që pësuan një numër i madh i familjeve”, thuhet në kumtesën e Avokatit të Popullit.

Me këtë rast, Avokati i popullit shpreh ngushëllime familjeve të personave të vdekur tragjikisht, dhe njëkohësisht shpreh shpresë për rikuperim dhe shërim të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje.

“Avokati i popullit konsideron se vetëm me hetim të shpejtë dhe efikas do të dëshmohet se funksionon shteti juridik – sistemi. Përgjegjësi për ngjarjen tragjike medoemos duhet të ketë. Këtë së paku shteti ua ka borxh familjeve të cilat mbetën pa më të afërmit e tyre”, thuhet tutje në kumtesë.

Zyrtarisht, shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Në këto momente është duke u zhvilluar, pas së cilës autoritetet do të dalin me informacion zyrtar.

Përndryshe spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri mbrëmë në orën 21.02 minuta. Në orën 10 të mëngjesit Qeveria e Maqedonisë njoftoi se do të mbajë seancë urgjente për këtë tragjedi. Në këtë fatkeqësi është raportuar për 14 viktima deri më tani, ndërkohë vazhdon evakuimi i personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button