Ambasadorët Galloway dhe Geer kanë shprehur ngushëllime për viktimat në tragjedinë në Tetovë

Tragjedia që ndodhi mbrëmë në Tetovë, zjarri në qendrën kovid dhe vdekja e më së paku 14 personave, është tema kryesore e rajonit, ndërsa ngushëllimet për qytetarët vijnë nga të gjitha anët. Ambasadori i Bashkimit Evropian në shtet, David Geer, ka shkruar se mendimet e tyre janë me qytetarët e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Mendimet tona këtë mëngjes janë me njerëzit në Tetovë, pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllime të sinqerta familjeve dhe miqve të atyre që kanë humbur jetën e tyre dhe uratat më të mira për shpëtim të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Geer në Twitter.

Ambasadorja britanike Rachel Galloway gjithashtu ka shprehur ngushëllime në Twitter.

“Mendimet e mia janë me njerëzit nga Tetova dhe viktimat e zjarrit tragjik që përfshiu qendrën kovid. Kjo ngjarje katastrofale ka ndodhur gjatë kohës kur njerëzit kanë qenë më së shumti në nevojë. Ngushëllime atyre të cilët kanë humbur më të afërmit”, ka shkruar Galloway në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button