Trajneri publikoi listën e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut për tri ndeshjet e radhës

Përzgjedhësi i ri i Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e 26 futbollistëve që do të luajnë në dy ndeshjet e ardhshme të Reprezentacionit, duke llogaritur që bëhet fjalë për dy ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2022, transmeton Portalb.mk.

Grumbullimi është caktuar për 29 gusht në Shkup, ndërsa seanca e parë stërvitore është më 30 gusht. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 2 shtator kundër Armenisë, tjera më 5 shtator kundër Islandës, ndërsa më 8 shtator kundër Rumanisë.

“Kam vendosur që në këtë grumbullim të thërras futbollistë të cilët kanë grumbulluar përvojë të madhe në ekipin përfaqësues. Në ekip ka edhe disa lojtarë që rikthehen, si dhe tre debutues. Gëzohem për këtë grumbullim, me padurim pres ritakimin me një pjesë të madhe të futbollistëve të cilët ishin pjesë e përfaqësueses U21. Jemi të fokusuar maksimalisht për ndeshjen e parë ndaj Armenisë. Bëhet fjalë për përfaqësuese cilësore e cila edhe në ndeshjet paraprake në Ligën e Kombeve tregoi se është rival i fortë dhe me një seleksionues kualitativ”, deklaroi Milevski.

Kjo është lista e futbollistëve: portierët-Stole Dimitrievski (Rajo Valjekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Riste Jankov (Rabotniçki); mbrojtësit-Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb, Kroavi), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Visar Musliu (Mol Vidi, Hungari), Kire Ristevski (AEL Limasol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, Arabi Saudite), Todor Todorovski (Radniçki Nish, Serbi), Stefan Ashkovski (Sepsi, Rumani), Gjoko Zajkov (Levski, Bullgari), Nikolla Serafimov (Zalaegerseg, Hungari); mesfushorët-Elif Elmas (Napoli, Itali), Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Stefan Spiroski (AEK Larnaka, Qipro), Tihomir Kostadinov (Ruzhomberog, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajserispor, Turqi), Boban Nikollov (Sherif Tiraspol, Moldavi), Arian Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci); sulmuesit– Adis Jahoviq (Göestepe, Turqi), Milan Ristovski (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan Miovski (MTK, Hungari), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanja), Darko Çurlinov (Shalke 04, Gjermani), Nikolla Gjorgjev (Grashopers, Zvicër).

„Sinqerisht më vjen keq që nuk do ta kemi Arian Ademin për ndeshjet e shtatorit. Në komunikim me lojtarin dhe Dinamo Zagrebin, bashkërisht vendosëm se më me rëndësi është shëndeti i futbollistit, të rikuperohet tërësisht nga lëndimi dhe ta kemi të gatshëm për në Tetor. Boban Nikollov javën e kaluar rezultoi pozitiv në Covid-19, jemi në pritje të ritestimit dhe shpresoj ta kemi në këtë grumbullim”, sqaroi Milevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button