Freedom House evidenton presionin politik ndaj gjykatave përmend me emër ministrin Todorov

Dy janë  vërejtjet më serioze të raportit të fundi të “Freedom House” që realizohet për “Kombet në tranzicion”. I pari ka të bëjë me atë që cilësohet presion të Ministrit të Shëndetësisë ndaj gjykatave dhe keqësimin e gjendjes në ktë sferë, kurse i dyti me dhunën që ka shpërthyer  pas fillimit të hetimeve të rastit “Monstra”.

Në raport thuhet se këto zhvillime sjellin dyshime serioze për mundësitë e reformave gjithëpërfshirëse në gjyqësi dhe në luftën kundër korrupsionit.

 Vendet e Ballkanit perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE janë nxitur për të realizuar reforma dhe për të krijuar mekanizmat e nevojshëm që garantojnë institucione demokratike, ekonomi tregu, por në raport theksohet se  këto reforma po pengohen për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Raporti evidenton si problem më të madh reformat në gjyqësi. Në këtë drejtim, vetëm Kroacia dhe Serbia kanë shënuar një përparim, në tri vitet e shkuara, ndërsa Maqedonia hyn në një grup me Kosovën dhe Shqipërinë, ku shënohet një “rënie shqetësuese” në  drejtim të reformave në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button