Kosovë, skandali me falsifikimin e dokumentave, Tolaj e Fejza 26 muaj burg, Bukoshi i pafajshëm

Ilir Tolaj, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë se është dënuar me 18 muaj burgim raporton KTV. Kolegji gjyqësor i Gjykatës Themelore të Prishtinë vendosi sot po ashtu që Tolajt t’i ndalohet edhe ushtrimi i funksionit ne administratë publike për 3 vjet, raporton KTV-ja. 

Tolaj akuzohet për nxitje të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe shmangie tatimi. Ndërkaq  me 8 muaj është dënuar Hajrullah Fejza, të cilit gjithashtu i ndalohet ushtrim i detyrës në shërbimet publike për 3 vjet.  Me 6 muaj burgim me kusht dhe  2 vjet mosushtrim funksioni është dënuar Arbenita Pajaziti.

Kurse ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi nuk u gjet fajtor në asnjë pikë të aktakuzës, duke u shpallur i pafajshëm. Gjykata nuk arriti të vërtetojë se ata kishin gisht në dërgimin e inspektorëve tek “Jona Med”, ose se u zhvillua fushatë kundër kësaj kompanie. 

Në këtë proces gjyqësor në bankën e të akuzuarve janë ish-zv/kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Nexhat Shabani, Ismet Hyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi dhe Imer Ajeti, të gjithë ish-zyrtarë të Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button