Paratë e Evropës në luftën kundër korrupsionit tonë – sa, çfarë lloji dhe me çfarë rezultatesh?

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Para më shumë se një viti u publikua Raporti i Gjykatës së revizorëve të BE-së mbi mbështetjen për sundimin e të drejtës në Ballkanin Perëndimor në periudhën 2014-2020, të cilit iu i hodhëm vështrim në veçanti. Këtë artikull e fillojmë aty ku e përfunduam atë: “Pesha e përgjegjësisë dhe për rezultatin e intervenimeve të BE-së në fushën e sundimit të së drejtës përsëri vendoset mbi pushtetin vendor… rishtas dhe rishtas do të aktualizohet çështja e (mospasjes) së pronësisë nacionale mbi projektet dhe, para së gjithash e (mos)ekzistimit të vullnetit real politik që të sigurohet baraspesha e pushteteve dhe të kufizohet fuqia dhe ndikimi politik”.

Ndërkohë edhe më shumë u aktualizua çështja se sa partnerët tanë të huaj kanë investuar në luftën kundër korrupsionit. Fillojmë me Bashkimin Evropian, si donatori më i madh, duke u përqendruar në periudhën 2014-2020, për të cilën disponohet me të dhëna më të detajuara.

Sipas raportit të tashmë përmendur, nga alokimet e mbështetjes së përgjithshme para aderimit të Maqedonisë që në këtë periudhë ka qenë 667 milionë euro, për fushën e të drejtave themelore dhe sundimit të së drejtës janë shpërndarë 57 milionë euro, ose rreth 8,5%. Kjo ndihmë ka qenë e shpërndarë në gjashtë nënfusha 1. Formimi i gjyqësisë të pavarur dhe sistemeve bashkëkohore gjyqësore dhe ndëshkuese-përmirësuese; 2. Forcimi i kapacitetit të institucioneve gjyqësore; 3. Avancimi i qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë, duke e përfshirë nëpërmjet luftës kundër korrupsionit; 4. Forcimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes civile mbi sistemet gjyqësore; 5. Avancimi i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut; 6. Avancimi i qasjes në drejtësi.

Sigurisht se projektet në të gjithë fushën kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit, por le ti shohim në mënyrë më të detajuar projektet që janë në mënyrë primare të dedikuar për këtë qëllim (sipas të dhënave të portalit të BE-së euprojects.mk). Të rikujtojmë se preciziteti i plotë nuk është i mundur, sepse shpesh në një projekt janë të bashkuara qëllime dhe aktivitete që janë të lidhura me shumicën e nënfushave. Nëse merren parasysh të gjithë projektet në të cilët është shënuar si qëllim është një nga qëllimet është lufta kundër korrupsionit, vlera e tyre e përgjithshme është 22 milionë euro (prej të cilave gjysmë milioni është pjesëmarrja e shfrytëzuesve). Bëhet fjalë për gjithsej 18 projekte – prej të cilëve 9 shfrytëzohen nga institucionet shtetërore, ndërsa 9 të tjera nga shoqëria civile. Mirëpo, vlera e vetëm njërit, edhe atë projekt i papërfunduar, që e përfshin të gjithë fushën e sundimit të së drejtës, jo vetëm korrupsionin, e që shfrytëzohet nga institucione shtetërore, është 12 milionë euro.

Nëse mjetet e projekteve “të përziera” (që kanë edhe qëllime të tjera përveç luftës kundër korrupsionit) ndahen përafërsisht sipas nënfushave, vlerësimi është se për të gjithë luftën kundër korrupsionit në periudhën shtatëvjeçare janë investuar rreth 9,5 milionë euro të Bashkimit Evropian.

Edhe pse numri i projekteve sipas shfrytëzuesve të sektorit qeveritar dhe joqeveritar është i njëjtë, mjetet që i janë ndarë shoqërisë civile kanë qenë shumë më të ulëta – në vlerë të përgjithshme prej 1.700.000 eurosh. Madje, një pjesë e këtyre mjeteve edhe më tej janë rigrantuar tek organizata të tjera joqeveritare. Shumica e aktiviteteve të mbështetura të organizatave të qytetarëve janë të fokusuara kah ndjekja dhe vlerësimi i aktiviteteve të përgjithshme të shtetit kundër korrupsionit.

Përderisa mjetet për sektorin joqeveritar janë në formë të granteve, institucionet shtetërore i kanë shfrytëzuar mjetet kryesisht ne formë të shërbimeve (rreth 18 milionë nëse merren parasysh “projektet e përziera” në tërësi, ose rreth 6,2 milionë euro nëse merret parasysh vlerësimi për mjete të dedikuara në mënyrë specifike për korrupsion). Kjo domethënë se pjesa më e madhe e mjeteve për institucionet kanë qenë të dedikuara për ndihmë teknike – shërbime konsulente. Për tuining janë dhënë rreth 1,5 milionë euro. Tuiningu është një formë e grantit në të cilin institucionet tona shtetërore realizojnë partneritet me institucione të njëjta nga shtete e BE-së- gjegjësisht ndihmën profesionale e ofrojnë ekspertë nga institucione të ngjashme në shtetet anëtare.

E veçantë është pyetja se cilët janë rezultatet nga projektet. Zakonisht i referohemi vlerësimit të Raportit të KE-së nga viti i kaluar konkretisht për luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, Maqedonia ka stagnuar tre vite me radhë në notën 2,5 (nga 5 të mundura), ndërsa progresi në dy vitet e fundit ka qenë “i kufizuar” gjegjësisht “i përcaktuar” (1 dhe 2 nga 4 të mundura). Mirëpo, tashmë janë alarmante notat dhe thirrjet në publikun vendor për rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit. Vlen të përmendet edhe konstatimi i Raportit të përmendur të Gjykatës së revizorëve të KE-së: derisa intervenimi i BE-së ka kontribuar për reformat në fushat teknike dhe operative, është i vogël ndikimi mbi reformat themelore të sundimit të së drejtës në rajon, siç janë – pavarësia e gjykatave, koncentrimi i fuqisë, përzierja politike dhe korrupsioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button