La Rue, raportuesi i OKB-së për lirinë e shprehjes vizitë në Shkup

Raportuesi special i OKB-së për përparimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue prej sot deri më 21 qershor do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Gjatë qëndrimit të tij, eksperti ndërkombëtar do të shqyrtojë dhe vlerësojë situatën të ndërlidhur me të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes.

“Qëllimi i vizitës është që të shqyrtojë sfidat më kryesor të lidhura me lirinë e shprehjes në këtë vend, si dhe nismat e deritanisme që kanë siguruar mbrojtjen adekuate të kësaj të drejte”, ka theksuar La Rue, duke shtuar se do të shqyrtojë gjithashtu masat që janë ndërmarrë për garantimin e lirisë së medias, sigurinë e gazetarëve si dhe përpjekjet për ndalimin e gjuhës së urrejtjes. 

La Rue vjen në Shkup me ftesën e Qeverisë, ndërsa ai do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë qeveritarë, pushtetit gjyqësor dhe gazetarët e shoqatat e tyre. 

Raportuesi special i OKB-së më pas do të përgadis një raport special lidhur me vizitën e tij dhe gjendjen e lirisë së shprehjes, që do të publikohet në Këshillin për të drejtat e njeriut të OKB-së në qershor të vitit 2014. 

Frank La Rue nga Guatemala është emëruar si raportues special në këtë detyrë nga gushti i vitit 2008

Lajme të ngjashme

Back to top button