Dasma qeveritare në pandemi

Kujdesi shëndetësorë dhe jeta e njeriut hyjnë në kategorinë e të drejtave themelore dhe të drejtës së garantuar me kushtetutë. Ashtu si llojet e ndryshme të sëmundjeve ngjitëse ndryshojnë dhe adaptohen në kushtet e reja, njëjtë duhet edhe qeveritë dhe organet tjera përgjegjëse t’ju përgjigjen situatave emergjente. Një qeveri dhe një shtet që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të sillet si vendet e BE-së. Kapitulli i 28 i “Acquis” i BE-së mbulon rregulla të veçanta detyruese në fushën e shëndetit publik. Në mungesë të përvojës, mentalitetit komunist dhe rreziqeve aktuale, qeveritë me COVID-19 dhe llojin DELTA nuk kanë shumë përgjigje. Në rregull, pasi shumë shtete të zhvilluara po ashtu nuk dinë se si të veprojnë në rastet e këtilla, të paktën që kanë bërë nuk kanë lejuar dasma dhe gëzime tjera familjare. Dhe tani si është e mundur që qeveria e MV-së të bëjë lëshime drastike në protokollet ose shkurt të tallet me jetën e njerëzve?! Natyrisht se këtu faj kanë edhe të gjithë ata qytetarë që nuk janë vaksinuar dhe nuk i respektojnë rregullat, por fundja është qeveria dhe ligjet që e organizojnë jetën shoqërore të njeriut duke përfshirë të drejtat dhe detyrimet.

Në vendet e pazhvilluara si në MV dhe në shtetet tjera ku korrupsioni është i lartë në shëndetësi dhe ku infrastruktura shëndetësore kritike është në gjendje të mjerrueshme, duket se jeta e njeriut nuk vlerësohet. Përveç shqetësimeve të njohura që kanë lanë shumë zemra të thyera dhe në vetmi, në mjediset shumë etnike ku politika shëndetësore luan rol kryesorë se cili rajon merr ndihma shtetërore dhe mjete teknologjike, popullata aty dallohet mbi baza etnike dhe fetare, sepse shëndeti publik bie në duart e politikës etnike dhe personelit nacional-shovinist.

Megjithatë, ka edhe mjekë dhe staf që veprojnë mbi baza njerëzore, megjithëse në vendet e ndara mbi baza fetare dhe etnike jeta e njeriut llogaritet për asgjë. Vdekjen apo jetën i ke bashkë, pasi institucionet shëndetësore dhe kuadri mjeksorë janë mësuar dhe trajnuar të praktikojnë aktivitetin professional mbi baza jo njerëzore e partiake. Gjatë pandemisë kemi lexuar se në Ballkanin Perëndimor spitaleve ju mungojnë profesionistët dhe teknologjia për të rimëkëmbur pacientët dhe menaxhuar situatën. Pasi sëmundja ngjitëse ka qenë e vështirë të trajtohet me protokolle standarde, aty janë bërë edhe lëshimet ku dhjetra pacientë kanë pësuar si pasojë e mungesë së dijes dhe aparateve artificiale të frymëmarrjes. A ka më keq kur spitalet e një shteti anëtar të NATO-s që pretendon BE-në dhe “Open Balkans” të jenë viteve të 50-ta dhe jofunksionale?!

Punët në spitalet rajonale publike nuk qëndrojnë mirë, gjendja e fundit tregon se duhet bërë investime serioze në shëndetësi dhe të gjithë të kenë qasje në kujdesin shëndetësor me teknologji dhe kushte bashkëkohore. Pas të gjitha lavdërimeve qeveritare dhe konferencave të shtypit, situata pandemike duhet t’i mësojë zyrtarët se si të veprojnë, planifikojnë dhe pse qytetarët duhet t’ju besojnë institucioneve publike shëndetësore. Koha nuk është për dasmë nga asnjëra palë, pasi siç duket nga pandemia po kalon në endemi në MV.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button