Gjatë javës në Maqedoninë e Veriut u shënuan mbi 100 vdekje të pacientëve të infektuar me Kovid-19, thuajse dyfishim të rasteve aktive

Prej të hënës në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar thuajse çdo ditë mijëra raste të reja, ashtu që nga e hëna janë ka pasur 5860 raste të reja, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë, përveç numrit të lart të rasteve të reja, në krahasim me shumë vende të rajonit, në Maqedoninë e Veriut pati edhe shumë vdekje të pacientëve të infektuar me këtë virus. Gjatë javës u regjistruan 102 vdekje.

Betejën me këtë virus ndërkohë e kanë fituar 1106 persona, për çka ka rezultuar që gjatë javës ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve aktive.

Kështu, në Maqedoninë e Veriut kemi 10 380 raste aktive, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 167.991, të shëruarve 151.957, ndërsa të vdekurve 5.654.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button