Zyra Evropiane e Përzgjedhjes së Personelit (EPSO)

Kur flasim për Bashkimin Evropian (BE), duhet të kemi parasysh se është një institucion i madh dhe me departamente që kërkojnë staf të mirë, të organizuar dhe cilësorë. Pasi burokracia zë vend në institucionet e mëdha dhe me numër të madh punonjësish, BE-ja gjegjësisht “Zyra Evropiane e Përzgjedhjes së Personelit”(EPSO) ka shumë qëllime. Një ndër ata është organizimi i procedurave të përzgjedhjes së stafit profesional për institucionet, organet dhe agjencitë e ndryshme të BE-së. Pikërisht kjo zyrë e bën këtë përzgjedhje të personelit që një ditë ata të punojë në organet e BE-së. Raportohet se procesi i punësimit në institucionet e BE-së po shkon në mënyrë digjitale. Këtu BE-ja e ka kopjuar plotësisht SHBA-në. Disa kritikë thonë se kjo po e vë në rrezik meritokracinë e institucioneve të BE-së. EPSO kohë më parë gjithashtu njoftoi se planifikon të largojë testimin personal për rekrutim.

Zakonisht agjencitë e mëdha shtetërore kanë prirje të bëhen burokratike. BE-ja e ka në plan të zgjerohet më tej, ndërkohë qytetari i zakonshëm shpeshherë po nga institucionet e BE-së nuk merr përgjigje të shpejtë ose aspak. Në këtë drejtim ankesa të mëdha janë dërguar në adresë të Obdusmanit të BE-së. Përderisa BE-ja vazhdimisht bën kritika për vendet e Ballkanit rreth administratës, siç vërehet nga raportet e Obdusmanit dhe mënyrës së rekrutimit të kanidatëve të rinj, vetë BE-ja është tepër e rënduar dhe ndodh të jetë e pasukseshme në zbatimin e politikave brenda dhe jashtë unionit.

Në fundt të vitit 2022 “Gjykata Evropiane e Auditorëve” në një raport njoftoi se “Zyra Evropiane e Përzgjedhjes së Personelit”(EPSO), duhet të rishqyrtojë se si i zgjedh rekrutët e rinj për shërbimin civil të BE-së. “Proceset e rekrutimit të EPSO-s janë portë për një karrierë në shërbimin civil të BE-së, por nuk plotësojnë më nevojat aktuale të rekrutimit të institucioneve të BE-së”. “EPSO duhet të rishqyrtojë procesin e saj të përzgjedhjes dhe të nisë një sistem të ri, më të shpejtë, më fleksibël dhe me kosto efektive për përzgjedhjen e specialistëve dhe të rrisë kapacitetin e tij në mënyrë që të përshtatet me mjedisin e rekrutimit që ndryshon me shpejtësi”. Për lexuesit është më rëndësi të njoftohen se EPSO organizon konkurse të hapura dhe procedura për të rekrutuar kandidatë për institucionet, organet dhe agjencitë e BE-së, të si: Komisioni Evropian, Gjykata Evropiane e Drejtësisë, Parlamenti Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian, Gjykata Evropiane e Auditorëve, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Ombudsmani Evropian etj etj.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor është shumë vështirë të bëhet rekrutimi profesional për arsye të ndikimit të partive politike në të gjithë sistemin e administratës publike. Një klasë profesionale vështirë se mund të arrihet për tu rekrutuar. Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut, u hap një debat rreth konkursit të hapur për disa pozita në kontrollin аjror të Aeroportit të Shkupit, ku politika ditore raportohet se kishte ndërhyrë në zgjedhjen e kadidatëve dhe pa përgatitje profesionale. Ka edhe raste tjera ku politika vazhdon të ketë ndikim të fuqishëm jo vetëm në punësimet shtetërore, por dhe në punësimet e thjeshta. Kur BE-ja ka probleme të natyrës së rekrutimit, atëherë çfarë mund të thuhet për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në fushën e rekrutimit të individëve profesional që njëkohësisht duhet t’i shërbejnë shtetit dhe të mbrojnë interesin e qytetarëve?! Në EPSO thuhet se agjencia përpunon rreth 45 mijë aplikime në vit për rreth 800 pozicione të përhershme në të gjitha institucionet e BE-së. Përveç kësaj, ajo menaxhon një bazë të dhënash të mbi 70 mijë kandidatëve të regjistruar për rreth 600 pozicione në vit. EPSO është themeluar në vitin 2002 me një staf që i kaon 120 veta, selia është në Bruksel dhe me një zyrë tjetër mbështetëse në Luksemburg. Drejtore e agjencisë është Mina Vourio.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button