Ortodoksët festojnë Pashkët

Miliona të krishterë ortodoksë kanë festuar të dielën Pashkët, duke u takuar në meshën e mesnatës, transmeton REL.

Shtetet që kanë më së shumti të krishterë ortodoksë janë: Greqia, Rusia, Ukraina, Qiproja, dhe Serbia.

Mirëpo festimet në Ukrainë, edhe këtë vit, kanë qenë të zbehta, për shkak të luftës së Rusisë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 70 për qind e popullsisë para luftës në Ukrainë – prej më shumë se 40 milionësh – ka qenë ortodokse.

Në Kiev, festimet për Pashkë janë shënuar nën masa të rrepta të sigurisë.

Përgjatë natës, sikurse dhe netët tjera, ka pasur orë policore deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Kishat Ortodokse i festojnë Pashkët bazuar në kalendarin julian.

Të krishterët dhe protestantët i festojnë Pashkët sipas kalendarit gregorian.

Kjo nënkupton që ortodoksët i festojnë Pashkët në datë tjetër prej të krishterëve tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button