Besimtarët ortodoksë sot festojnë Ujin e Bekuar, Hristijan Nineski e kapi kryqin në Vardar

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Kjo festë është e njohur se Uji i Bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka e re, transmeton Portalb.mk.

Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Tradicionalisht më masivisht hedhja e kryqit pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër.

Në lumin Vardar në Shkup, Kristian Nineski e kapi kryqin. Ai u uroi shëndet dhe lumturi të gjithë njerëzve. Ai gjithashtu tha se e kapi kryqin për herë të tretë nga gjithsej tetë tentativa në vitet e kaluara.

Në Ohër, kryqin e kapi Vasko Dovlev.

Sipas besimit ortodoks, ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.

Uji i bekuar – 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button