RMV, asnjë i vaksinuar mes të vdekurve nga kovidi javën e kaluar, 87.1% të pavaksinuar mes rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka filluar me analiza të rregullta në baza javore, të cilat do të publikohen çdo të premte, ndërsa i referohen përqindjes së të vaksinuarve midis rasteve pozitive dhe vdekjeve nga kovid 19 në vend. Në këtë analizë, të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga 06.08 deri në 12.08.2021 në territorin e vendit 3.497 qytetarë janë pozitivë nga të testuarit, prej të cilëve 450 ishin plotësisht të vaksinuar, gjegjësisht vetëm 12.8%. Një përqindje e madhe, deri në 87.1% ose 3.047 qytetarë nga rastet pozitive me kovid 19 nuk ishin të vaksinuar. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është 100%, tregon analiza. Në periudhë prej një jave në territorin e vendit, vdiqën 25 persona me kovid 19, asnjëri prej tyre nuk ishte i vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që e kemi në dispozicion është e sigurt, zvogëlon mundësinë e të sëmururit, parandalon sëmundjen e rënda dhe mbron nga vdekja. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të SarsKov2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button