Me vetëm 19 përqind të vaksinuar, Gostivari po i afrohet Shkupit dhe Tetovës për sa i përket numrit të të infektuarve

Gostivari është qyteti i tretë, pas Shkupit dhe Tetovës, ku përhapja e koronavirusit ka filluar të marrë vrull. Në 24 orë janë regjistruar 99 persona të infektuar. Nëse numri i rasteve aktive më 7 gusht në këtë qytet ishte 176, sipas të dhënave të fundit, tani është 467, transmeton Portalb.mk.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë për numrin e të vaksinuarve sipas qyteteve të publikuara këto ditë, Gostivari është qyteti me më pak të vaksinuar prej të rriturve, gjegjësisht vetëm 19 për qind. Por, me rritjen e numrit të personave të infektuar, është rritur edhe interesi për mbrojtje me vaksinim në Gostivar, njoftoi korrespondenti i MIA -s nga Gostivari. Çdo ditë aplikohen 300 deri në 500 vaksina.

Ajo që i shqetëson punonjësit shëndetësorë në rajonin e Gostivarit është se një numër i madh pacientësh u nevojitet hospitalizim. Sipas pasqyrës klinike, disa prej tyre marrin mbështetje të oksigjenit, ndërsa ka raste në gjendje më serioze dhe ata janë pacientët me sëmundje të tjera shoqëruese.

“Karakteristike është që këta janë pacientë më të rinj, kryesisht nën 35 vjeç. Rritja e sapo të infektuarve është mosrespektimi i masave mbrojtëse”, njoftoi dje për MIA-n shefi i repartit për sëmundjeve infektive”, Ratko Naumoski.

Përveç Gostivarit, edhe më tej vazhdon të rritet numri i të infektuarve në Shkup dhe Tetovët. Kurse Negotina dje shënoi rastin e parë të Kovid-19, pas disa muajsh. Dje, u regjistruan 639 raste të reja nga 5,390 testet të kryera, gjashtë persona vdiqën dhe 22 ishin shëruar.

Numri më i madh i rasteve aktive janë në Shkup dhe Tetovë. Në Shkup ka 1257, ndërsa në Tetovë 864. Vijon Gostivari me 467, Kumanova – 222, Kërçova – 193, Strumica – 124, Manastiri – 90, Struga – 83, Ohëri – 75, Dibra – 81. Pesë qytete të tjera janë pa raste me kovid: Bogdanci, Krusheva, Demir Hisari, Kratova dhe Dojrani.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se numri i dozave të aplikuara të vaksinave në vend tejkaloi një milionëshin. Me intensifikimin e valës së katërt dhe masat e shpallura kufizuese, interesi për vaksinim prej dy ditësh është rritur ndjeshëm. Në pikat e vaksinimit dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 561.912 qytetarë. Dje u vaksinuan gjithsej 16.020 qytetarë. Në vend janë aplikuar gjithsej 1.016.700 doza vaksine, ndërsa 454.788 qytetarë janë rivaksinuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas shifrave të fundit, të paktën një dozë vaksine kanë marrë: 66 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 64 përqind mbi 65 vjeç, 60 përqind mbi moshën 60 vjeç dhe 50 përqind mbi moshën 50 vjeç.

Qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në të gjithë vendin. Faqja e internetit vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button