ShBA-ja miratoi dozën e tretë të vaksinës kovid për personat me sistem të dobët imunitar

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e dozës së tretë të vaksinës për ata amerikanë që kanë sistem të dobët imunitar, me qëllim që të zvogëlohet mundësia e infeksionit dhe sëmundjeve serioze nga kovid-19. Vendimi vlen për 10 milionë njerëz, përfshirë pacientët me kancer dhe personat me transplant organesh, transmeton Portalb.mk.

Kjo është hera e parë që zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë njoftuar se mund të nevojitet dozë shtesë kundër kovid-19. Disa vende tashmë kanë filluar të japin dozën e tretë për grupe të caktuara.

Nëse edhe Qendra për kontrollë dhe parandalim të sëmundjeve e mbështet vendimin, doza e tretë do të fillojë të jepet këtë fundjavë.

Ekspertët konsiderojnë se dy doza nga vaksina “Pfizer” dhe “Moderna”, gjegjësisht një të “Johnson&Johnson” mund të mos jenë të mjaftueshme që të mbrohen disa njerës, veçanërisht ata me sistem më të dobët imunitar.

“Me përjashtim të atyre me sistem imunitar më të dobët, konsiderojmë se nuk ka nevojë për dozë të tretë tani për tani”, tha këshilltari i Joe Biden, Anthony Fauçi.

Izraeli filloi dhënien e dozës së tretë për personat mbi moshën 60 vjeç të cilët u vaksinuan para pesë muajsh, ndërsa Britania, Franca dhe Gjermania planifikojnë të fillojnë muajin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button