Javën e ardhshme do të zhvillohen dy ndeshjet e balotazhit për Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Renova dhe Sileksi janë dy ekipet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut që duhet të luftojnë në balotazh për mbijetesë, transmeton Portalb.mk.

Renova duhet të fitojë kundër ekipit të Ohrit më 25 maj, ndërsa Sileksi duhet të mposht ekipin e Tikveshit që të mbijetojë.

Ndeshjet do të luhen në Shkup, duke filluar nga ora 16:00, ndërsa në rast se koha e rregullt përmbyllet me barazim, fituesi do të përcaktohet direkt përmes penalti. Për të siguruar një vend në Ligën e Parë, do të luhet vetëm një ndeshje në balotazh.

Ndryshe, dy ekipet tjera që janë eliminuar nga Liga e Parë janë Vardari dhe Bellasica, të cilat u radhitën në dy vendet e fundit në tabelën përfundimtare. Skopje dhe Bregallnica janë dy ekipet e Ligës së Dytë që kanë siguruar pjesëmarrje në Ligën e Parë.

Më 19 maj u zhvillua finalja e Kupës në futbollin e Maqedonisë së Veriut mes ekipeve Sileks dhe Akademisë Pandev. Loja u zhvillua në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup dhe fitues ishte ekipi Sileks me rezultatin final 4:3 me penale.

Ndryshe, Shkëndija e Tetovës më 16 maj ka ngritur trofeun e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në sfidën e fundit të kampionatit 2020/21. Shkupi në këtë kampionat siguroi vendin e dytë, derisa Struga Trim&Lum siguroi vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button