U premtua gjatë fushatës, Komuna e Çairit as këtë verë nuk do të ketë pishinë

Edhe pse kishte premtuar se do ta bëjë Komunën e Çairit me pishinë, 4 vite pas këtij premtimi kryetari i komunës, Visar Ganiu nuk ka vendosur as edhe një tullë sa në realizimin e këtij projekti. Pra, ky projekt jo vetëm që nuk është realizuar gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së Ganiut, por nuk ka filluar ende, shkruan Portalb.mk.

Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, Ganiu në kontratën e tij me të cilën fitoi votat e qytetarëve, premtoi se do të bënte pishinë me fushëlojë sportive të hapur. Për këtë projekt, ai premtoi edhe një buxhet prej 83,945,350 denarë.

Portalb.mk vizitoi lokacionet ku ishte paraparë që të ndërtohen dy pishina, të cilat ngjajnë në sipërfaqe të braktisura…

This slideshow requires JavaScript.

Në përgjigjen e tyre për Portalb.mk nga Komuna e Çairit thanë se, njëra nga pishinat do të realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Rinisë dhe Sportit dhe se po presin kompletimin e dokumentacioneve për fillimin e realizimit të projektit.

“Leja e ndërtimit për pishinën në lagjen Fushë Topanë është nënshkruar dhe do të realizohet në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport. Nga kontaktet e realizuara me udhëheqësinë e Agjencionit na është thënë se po presin kompletimin e dokumentacionit të Komunës Karposh dhe të Kavadarit dhe pas kësaj do të bëhet shpallja për të tre pishinat me qëllim përzgjedhjen e një operatori ekonomik që do ta realizojë investimin. Vlera e investimit arrin deri në 50 000 euro”, thanë nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në programin e tij “Kontrata” me të cilin garoi në zgjedhjet e kaluara lokale, kishte premtuar buxhet prej 83,945,350 denarë për “pishinë me fushëlojë sportive të hapur” dhe një buxhet të përgjithshëm prej 720,040,007,70 denarë për “sport dhe rekreacion”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button