Ganiu “harroi” premtimet për garazhe në kate dhe parkingje nëntokësore, veturat mbeten të parkuara në trotuare

Zgjidhja e problemit të parkingjeve në Komunën e Çairit është një tjetër premtim që e ka bërë kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu gjatë fushatës parazgjedhore dhe nuk e ka realizuar, shkruan Portalb.mk.

Premtimi për garazhe në kate

Në “Kontratën” e tij, Ganiu kishte parashikuar buxhet prej 1,156,293,957,00 denarë për ndërtimin e 4 garazheve në kate në territorin e kësaj komune. Megjithatë, kanë ngelur edhe 8 muaj deri në përfundimin e mandatit dhe zgjedhjeve të rregullta lokale dhe Ganiu nuk ka realizuar asnjërin nga këto premtimet e bëra.

Portalb.mk vizitoi dy prej lokacioneve ku ishin paraparë që të ndërtoheshin garazhe në kate. Parkingu te “Çairçanja”, ku ishte paraparë që të ndërtohej garazh në kate, për të cilin ishte premtuar edhe buxhet prej 81 milionë denarë vazhdon të jetë parking i thjeshtë, i cili nuk përmbush nevojat e banorëve të kësaj lagje. Edhe parkingu te “Teatri Shqiptar”, ku po ashtu ishte premtuar garazh në kate dhe një buxhet prej 112 milionë e 455.000 denarë, vazhdon të jetë i njetë siç e ka gjetur Ganiu.

Parkingu te Teatri Shqiptar

Përpos kësaj kryetari i Çairit kishte premtuar edhe rregullimin e parkingjeve të banesave në territorin e kësaj komune.

Rr. Blagoja Paroviq, Komuna Çair

Në një intervistë të dhënë për Portalb.mk në vitin 2018, Ganiu po ashtu kishte premtuar se edhe banesat afër Princit do të ketë dy parkingje nëntokësore. Por, tre vite më vonë, të pyetur nga Portalb.mk kohë më parë, nga kjo komunë mohuan të kenë premtuar një gjë të tillë.

Rr. Blagoja Paroviq, Komuna Çair

“Në rradhë të parë në zonën e Princit nuk është premtuar ndërtimi i parkingjeve nëntokësore. Në këtë drejtim tashmë në vazhdimësi në territorin e Komunës së Çairit, po realizohet proces i punës për zgjerimin e zonave të parkingut dhe me këtë zmadhimin e kapaciteteve aktuale të parkimit aty ku për këtë ekziston nevojë objektive. Përmendim rrugët Bllagoja Paroviq, Metodija Mitevski ku një gjë të atillë e realizuam duke mënjanuar problemin e parkimit të shumë banorëve, si dhe rrugën Nikolla Grçeto nr. 4 ku aktualisht po zhvillohet procesi i punës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Çairit.

Rr. Blagoja Paroviq, Komuna Çair

Portalb.mk vizitoi rrugën “Bllagoja Paroviq”, e cila ndodhet në lagjen Fushë Topanë. Në këtë rrugë, veturat vazhdojnë të jenë të parkuara në trotuare dhe në rrugë edhe në mes të ditës, kur supozohet që parkingjet e ndërtesave të jenë më të lira, për shkak se gjatë kësaj periudhe ato janë më shumë në lëvizje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button