Nesër do të fillojë java e XXVIII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut
Java e 28-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut do të fillojë me ndeshjen Renova-Sileks, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 13:00, transmeton Portalb.mk.
Renova për momentin gjendet në vendin e parafundit së bashku me Vardarin, me vetëm një pikë më pak se Sileksi që gjendet në vendin e nëntë.
Në krye të tabelës gjendet Shkëndija me 62 pikë, ndërsa Shkupi gjendet në vendin e dytë me 49 pikë, kurse Struga Trim&Lum në vendin e katërt me 41 pikë.
Pesë ndeshjet tjera të javës, duke filluar nga ora 13:00, do të zhvillohen të dielën:
Struga Trim&Lum – Pelister
Borec – Shkupi
Bellasica – Shkëndija
Akademija Pandev – Vardar
Rabotniçki – Makedonija Gj.P.