Të rinjtë e Shkëndijës treguan dhëmbët ndaj Lirisë

Klubi i Shkëndijës edhe pse ende pa sponsor dhe ka mbetur pa futbollistët profesionist të skuadrës, nuk ka ndalë për asnjë moment përgatitjet, ndërsa së fundi ka luajtur dhe një ndeshje kontrolluese.

Të dielën Shkëndija ka zhvilluara ndeshje kontrollues e me ekipin Liria të Zhelinës anëtare e Ligës së tretë – Perëndim. Ndeshja është zhvilluara në stadiumin e Zhelinës ndërsa ndeshja ka përfunduar me fitore të thellë të kuqezinjve 0:8. “

Kjo ka treguar se Shkëndija vite të tëra ka punuar në formimin e skuadrës me futbollistë të rinj, por që nuk do të thotë se do të jenë në nivel të barabartë edhe me ekipet e Ligës së Parë.

Golashënues për ekipin Shkëndijës kanë qenë Elvir Destan (4), Ismail Ismaili dhe Valon Zeqiri (2). Mësojmë se para fillimit të sezonit të ri 2013/14, Shkëndija pritet që edhe të mërkurën të zhvillojë një ndeshje kontrolluese, ku do të masë forcat me ekipin Rrufeja-M, anëtare e Ligës së Dytë.

Shkëndija vazhdon të jetë në pritje të përgjigjes nga kompania “Ecolog”, e kjo pritet që të ndodhë të mërkurën, ndërsa dita ditës sipas zërave nga klubi mësohet se vijnë sinjale pozitive nga kompania në fjalë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button