RMV, do të kërkojmë Qeveria t’i marrë kompetencat e këtyre dy komunave, paralajmëroi ministrja Stefoska
Komuna e Strugës dhe Ohrit nuk kanë vullnet për të ndërprerë ndërtimet, vlerësoi ministrja e kulturës, Irena Stefoska, duke kërkuar nga Qeveria të reagojë, transmeton Portalb.mk.
“Shihet që komuna e Ohrit dhe Strugës nuk kanë vullnet për të mbrojtur trashëgimin botërore kulturore e natyrore e regjistruar në UNESKO. Do të iniciojmë deri te Qeveria që të shqyrtohet mundësia që t’i merren kompetencat këtyre komunave”, deklaroi Stefoska, duke reaguar në lidhje me ndërtimet në objektin e restorantit-diskotekës “Park” në Ohër.
Ajo paralajmëroi që do të thirren të japin përgjegjësi Enti për mbrojtje e monumenteve të kulturës dhe muzeu në Ohër dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Ndryshe, heqje të objekteve të paligjshme përgjatë bregut të liqenit të Ohrit dhe në zonën e mbrojtur të qytetit, ndalesë e plotë për ndërtim, harmonizim të planeve urbanistike me Planin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, mbrojtje të arkitekturës së vjetër të qytetit, heqje të e pajisjeve urbane rreth monumenteve të qytetit dhe kolektorëve diellorë nga shtëpitë e Qytetit të Vjetër. Këto janë vetëm disa nga vërejtjet e shënuara në Raportin më të ri të UNESCO-s. Raporti për trashëgiminë e mbrojtur natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit është dorëzuar te institucionet në vend, ndërsa Komuna e Ohrit pritet nesër ta pranojë të njëjtin.
- LEXO: Raport i ashpër i UNESCO-s për Ohrin, kaosi urbanistik shkatërron gjallesat në liqen
- LEXO: Struganët kanë të drejtë të ndërtojnë dhe të legalizojnë, atë që e kërkon UNESCO është e papranueshme, thotë Merko
- LEXO: Kryeministri Zaev zhvilloi takim me tre kryetarët e komunave për të ruajtur statusin e Liqenit të Ohrit
- LEXO: Ohri ka afat deri në shkurt që të përballet me ndërtimet e paligjshme, ose do të bëhet zonë e rrezikuar e UNESKO-s
- LEXO: Ndërtimet ilegale e rrezikojnë statusin e Ohrit si qytet i mbrojtur nga UNESCO
- LEXO: RMV, Qeveria i obligoi institucionet të veprojnë sipas rekomandimeve të UNESKO-s që Ohri mos të humbë statusin e mbrojtur
- LEXO: Komisioni kërkoi që Qeveria t’i marrë kompetencat e komunave për rrënim të objekteve pa leje në Ohër dhe Strugë