Komisioni kërkoi që Qeveria t’i marrë kompetencat e komunave për rrënim të objekteve pa leje në Ohër dhe Strugë

Nga vëzhgimi që e kanë zbatuar në prokurimet publike për komunën Ohër, kanë konstatuar që në vitin 2019 është nënshkruar vetëm një marrëveshje për rrënim të objekteve pa leje.

Komisioni për antikorrupsion kërkoi nga qeveria të ballafaqohet me rrënimin e objekteve pa leje në Ohër dhe Strugë, në vend që atë ta bën vetëqeverisja lokale. Siç ka njoftuar në konferencën e sotme për shtyp kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, nga këqyrja që e kanë bërë në prokurimet publike për komunën Ohër, kanë konstatuar që është nënshkruar vetëm një marrëveshje për rrënim të objekteve pa leje. Ivanovska deklaroi që për shkak të shumës së vogël të mjeteve të cilat komuna i ka në dispozicion për ballafaqim me ndërtimet pa leje, do të krijohet përshtypje që vepron në mënyrë selektive.

“Komuna Ohër vetëm në vitin 2019 ka nënshkruar marrëveshje me një operator ekonomik në vlerë prej 1,5 milionë denarë me TVSH. Kjo është shumë tepër e vogël për ballafaqim me objektet pa leje. KSHPK do të dërgon kërkesë në Qeveri për t’i ndërmarrë të gjitha kompetencat e komunave në këtë rajon që është nën mbrojtje të UNESKO-s dhe të ballafaqohet me objektet e ndërtuara pa leje”, deklaroi Ivanovska.

Procesi i rrënimit të objekteve të ndërtuara në Ohër duhet të kishte filluar në tetor të vitit të kaluar, mirëpo deri tani janë mënjanuar vetëm disa platforma pa leje në breg, si dhe numër i vogël i shtëpive duke u ndërtuar, pronarët e të cilëve vetë i kanë rrënuar. Kryetari i komunës Ohër, Konstantin Georgieski, disa herë ka alarmuar që është lënë nga pushteti qendror vet të përballet me ndërtimet pa leje, derisa kryetari i komunës Strugë, Ramiz Merko, ka mbetur në pohimin se tek ata nuk ekzistojnë objekte pa leje në breg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button