Ohri ka afat deri në shkurt që të përballet me ndërtimet e paligjshme, ose do të bëhet zonë e rrezikuar e UNESKO-s

Tani për tani Ohri nuk do të shpallet për zonë të rrezikuar, por UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore. Kështu është vendosur në sesionin 43 që mbahet në Baku, Azerbejxhan, njofton RadioMof.

Qeveria deri më 1 shkurt 2020 duhet t’i parashtrojë Komitetit për trashëgimi botërore raport të ri për ruajtjen e pronës, që të shqyrtohet nga Komiteti për trashëgimi botërore, në sesionin e 44 në viti 2020, me mundësi që nëse konstatohet rrezik mbi vlerën e saj universale, të futet në listën e Trashëgimisë botërore në rrezik.

Kërkesa kryesore e UNESKO-s është të shpallet moratorium për çfarëdo transformimi urban të bregut të Liqenit të Ohrit, por edhe çfarëdo lloj transformimesh urbanistike.

Përfaqësuesit e Komitetit të UNESKO-s dhe të Unionit Ndërkombëtar për konservim të natyrës (IUCN) kanë kërkuar që Ohri të shpallet si trashëgimi e rrezikuar për shkak se “pjesa më e madhe e rekomandimeve nuk janë plotësuar”. Ata përkujtuan në rekomandimet e tyre që nga viti 2013.

Nga delegacioni i Maqedonisë diskutoi ministri Edmond Ademi, i cili tha se Qeveria e ka ndërprerë ndërtimin e ski qendrës në Galiçicë dhe se rregullisht është duke u kontrolluar cilësia e ujit, kurse është formuar edhe Ekip koordinues, i cili do të punojë në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve.

LEXO: Ndërtimet ilegale e rrezikojnë statusin e Ohrit si qytet i mbrojtur nga UNESCO

Ndërkohë, shërbimet inspektuese në Ohër para pak kohe kanë konstatuar 1.076 raste të ndërtimit pa leje, nga të cilat 409 janë në brezin e mbrojtur, përkatësisht në bregun e Liqenit të Ohrit, në segmentin e Parkut Nacional “Galiçicë” dhe në Pjesën e Vjetër të Qytetit. Ajo që deri më tani është se Komuna e Ohrit e ka përgatitur regjistrin e objekteve të ndërtuara pa leje në pajtim me rekomandimet e UNESKO-s dhe i ka larguar palmat dhe një pjesë të bilbordëve nga bregu, në qendrën e qytetit.

Sipas organizatës joqeveritare Front 21/42, nëse rajoni i Ohrit shpallet si trashëgimi botërore në rrezik, kjo do të jetë mundësi e vetme për mbijetesën e tij.

Vënia e Ohrit në listën e trashëgimive botërore në rrezik nuk donë të thotë largim i mbrojtjes së UNESKO-s – përkundrazi, donë të thotë fuqizim i mbrojtjes. Pikërisht kjo është e domosdoshme për t’u ndalur tendenca e shkatërrimit dhe të krijohen kushte për kthim të gjendjes së volitshme të vlerave. Futja në listën nuk donë të thotë humbje e statusit, donë të thotë që trupat këshillëdhënës profesionalë të UNESKO-s (ekspertë të lartë botëror për natyrë dhe trashëgimi kulturore) drejtpërsëdrejti do të kyçen në hartimin e Gjendjes së dëshiruar dhe set të masave korrigjuese. Ekzistojnë shumë shembuj në botë ku hapi i këtillë ka sjell rezultate spektakolare dhe në raste pothuaj të pashpresa tërësisht janë kthyer Vlerat e Jashtëzakonshme Universale”, thonë nga Front 21/42.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button