Java kulturore e Kërçovës me program të pasur

Java kulturore e Kërçovës e cila ka filluar ditën e djeshme, ka një program të pasur sportiv, artistik dhe argëtues. Gjatë ditës së djeshme në shkollën fillore ‘Sande Shterjoski” në Kërçovë u realizuan disa ndeshje sportive, volejbolli, mundje dhe karate.

Legjenda e sportit shqiptar, Mentaz Allajbegu e vlerësoi këtë manifestim i cili në këtë qytet realizohet për herë të parë në nderë të mërgimtarëve të këtij qyteti.

Pasditën e sotme, ky manifestim karakterizohet me një ekspozitë pikturash dhe vizatimesh dhe prezantim të poezive të fëmijëve, kryesisht fëmijët e mërgimtarëve të cilët përpara publikut, në Pallatin e kulturës në Kërçovë do të prezantojnë talentin e tyre.

Dita e tretë e manifestimit, do të jetë dita e valles dhe këngës burimore Kërçovare të cilat do të realizohen nga shoqëritë artistike dhe këngëtarët e melosit burimor kërçovar.

Dita përmbyllëse është një ndër ditët më të veçanta të manifestimeve të këtij lloji gjatë të cilës, me ndihmën e një grupi aktorësh shqiptarë, manifestimi do të përmbyllet me humor dhe satirë.

Portalb do të vazhdojë të sjellë informacione nga realizimi i këtij manifestimi i cili zgjatë katër ditë dhe është organizim i Komunës së Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button