Besimi: Të rinjtë ndërtojnë Maqedoninë Evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi sot u takua me përfaqësues të Këshillit të sapoformuar kombëtar të Maqedonisë për të rinj, të cilët ia prezantuan qëllimet dhe detyrat e tyre, si dhe planin e akcizës të punës së këshillit në gjashtë muajt e ardhshëm.

Besimi shfaqi kënaqësi nga formimi i këshillit dhe u shfaqi mbështetje nga ana e Sekretariatit për çështje evropiane, ku biseduan për mundësitë për bashkëpunim të afërt nëpër aktivitete të ndryshme të përbashkëta, në kuadër të projekt iniciativës së SEP “South for Europe”.

“Unë besoj në potencialin e të rinjve në Maqedoni dhe dëshiroj ta shfrytëzojmë më të mirën që mundemi. Për këtë qëllim Sekretariati për çështje evropiane ka politikë të derës së hapur për iniciativat e Maqedonisë”, tha zëvendëskryeministri Besimi në takim, ku janë dakorduar takimet e mëtutjeshme për bashkëpunim.

Ivana Davidovska, kryetare e Këshillit nacional për të rinj të Maqedonisë në emër të delegacionit shfaqi kënaqësi nga takimi.

“Jemi të kënaqur që jeni institucioni i parë qeveritar i cili me vetëiniciativë na thirri në takim dhe na ofron mbështetje e cila për ne dhe për të gjitha organizatat anëtare të Këshillit kombëtar për të rinj është me rëndësi të veçantë”, tha Davidovska.

Këshilli kombëtar për të rinj i Maqedonisë është organizata ombrellë, trup përfaqësues i të rinjve misioni i të cilëve është që t’i prezantojë interesat dhe nevojat e njerëzve të rinj si një lidhje me të gjithë faktorët dhe të sigurojë përfshirjen e tyre dhe pjesëmarrje aktive në procesin e sjelljes së vendimeve në çdo nivel.

Këshilli është themeluar nga 55 organizata-organizata për të rinj, unione dhe grupe rinore të partive politike dhe konsiderohet se paraqet një hap drejt integrimit evropian të Maqedonisë në sferën e të rinjve dhe politikave për të rinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button