“Dimokratia”: SHBA-të në aksion të fshehtë për zgidhjen e çështjes së emrit me Shkupin

“Stabilieti” është emri i koduar i planit të fshehtë amerikan që do të fillojë të shpaloset pak para zgjedhjeve në Gjermani, e që ka për qëllim ndryshimin e mënyrës së pagesës së borxhit grek për 50 vjet, deri në vitin 2063, por edhe zgjidhjen e shpejtë të kontestit me Maqedoninë, shkruan gazeta greke

“Dimokratia” duke iu referuar burimeve diplomatike nga Washingtoni.
Sipas gazetës, amerikanët konsiderojnë se është “momenti ideal” që të mbyllet problemi me Shkupin dhe Maqedonia të hyjë në NATO.

“Nënkuptohet në diplomacinë ndërkombëtare asgjë nuk është falas. Burimet diplomatike theksojnë se: e para, Samarasi e transferoi barën e pazarit dhe do të flilojë gjithçka që të fitojë emër erga omnes. E dyta, në kongresin e paradokohshëm të partisë Demokracia e re, nuk përmendi përcaktim gjeografik dh kërkoi nga shkupjanët të heqin dorë nga iredentizmi dhe të pajtohen me emër që nuk do ta prekë karakterin grek të Maqedonisë greke”, thekso “Dimokratia”.

Zbulimi i planit në këtë periudhë nuk është i rastësishëm, duke pasur parasysh se Samarasi më 8 gusht do të takohet me kryetarin amerikan Barak Obama.

“Një pjesë e madhe e agjendës së SHBA-ve përputhet në mënyrë të përkryer me agjendën e përgatitur nga kryeministri Samaras për kryesinë greke me BE-në. Greqia, edhe përkundër problemeve të saj, përsëri përpiqet të tregohet si forcë udhëheqëse në Ballkan, dhe për këtë arsye do t’i promovojë kandidaturat e Shqipërisë dhe të Shkupit (nën supozimin se do të zgjidhet çështja e emrit) për hyrje në BE, e poashtu bën edhe hapa të reja në marrëdhëniet e saja me Serbinë dhe Bullgarinë”, shkruan gazeta greke “Dimokratia”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button