Maqedonia e Veriut publikoi listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në tri ndeshjet eliminatore

Maqedonia e Veriut në muajin mars do të zhvillojë tri ndeshje eliminatore për Kampionatin Botëror, për çka përzgjedhësi Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 mars në Bukuresht kundër Rumanisë, ndërsa si mysafir në Duisburg do të zhvillojë ndeshjen kundër Gjermanisë më 31 mars. Në këtë periudhë, më 28 mars, në Shkup do të zhvillojë ndeshjen kundër Lihteshtajnit.

Lista e plotë e 26 të ftuarve për ndeshjet e muajit mars:

PORTIERË: Stole Dimitrievski (Rayo Valekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Martin Bogatinov (Etnikos Ahna, Qipro), Riste Jankov (Rabotniçki);

MBROJTJE: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Ezgjan Alioski (Lids Junajted, Angli), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë);

MESFUSHORË: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikollov (Leçe, Itali), Stefan Spirovski (AEK Larnaka, Qipro), Elif Elmas (Napoli, Itali), Tihomir Kostadinov (Ruxhomberok, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajzerispor, Turqi), Marjan Radeski (Akademia Pandev), Ferhan Hasani (Partizani, Shqipëri);

SULMUES: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Ilija Nestorovski (Udineze, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajevo, Bosnjë dhe Hercegovina), Vlatko Stojanovski (Shambli, Francë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button