Shtrenjtohet benzini, dizeli jo

Prej sonte në mesnatë rritet çmimi i benzinës për 1,5 denarë ndërsa nafta mbetet me çmim të njëjtë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 tani do të kushtojë 82,50 denarë, ndërsa  EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë për litër Çmimi i EURODISEL (D-E-V) mbetet 70 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për gjysmë denari për litër dhe do të shitet për 58,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,176 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC, i cili tani do të shitet për 41,70 denarë për kilogram. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button