Debati për ligjin e mediave: Deputetë opozitarë kërkuan “Liri për Kezhon”

Në debatin e sotëm publik që mbahet në Kuvend në lidhje me Propozimligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, deputetët e opozitës u paraqitën në kanatiere ku shkruante “Liri për Kezhon”, të cilat ua dhanë gazetarët të shtunën në derën e hyrjes së Kuvendit. 

Në këto kanatiere janë veshur vetëm deputetët e bllokut opozitar si Jani Makraduli, Cvetanka Ivanovska, Mende Dinevski, dhe Safet Bishevac.

Deputetët e partive në pushtet, para fillimit të mbledhjes thanë se nuk u kanë dhënë kanatiere të tilla edhe pse gazetarët dërguan 123 kanatiere, sa ka edhe deputetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button