Qyteti i Shkupit vendosi që emri “Ali Pashë Tepelena” të largohet nga lista e emrave për rrugët e qytetit

listën prej 571 emrave të propozuara për rrugët e qytetit të Shkupit, gjendet edhe emri i Ali Pashë Tepelenës (Janina), por Qyteti i Shkupit vendosi që të tërheq këtë propozim, transmeton Portalb.mk.

“Në mbledhjen e Komisionit për emërimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në kuadër të Qytetit të Shkupit, është vendosur nga anëtarët e pranishëm të tërhiqet emri i Ali pashë Janinës nga propozim-lista për emërimin e rrugëve në Shkup”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit theksoi që kjo tërheqje vjen pas reagimit të një komuniteti në RMV në lidhje me Ali pashë Janinën, ashtu që “askush në qytet mos të ndjehet i prekur ose ofenduar nga emërimi i rrugëve”.

Ndryshe, gjatë javës është shpallur lista e 571 emrave të personave, qyteteve, vendeve dhe figurave historike sipas të cilave do të emërtohen rrugët, sheshet dhe parqet në qytet. Emrat e këngëtarit David Bowie dhe grupit “Queen” do vendosen në rrugët e Shkupit. Rrugët do të emërtohet sipas grupeve “Bukë dhe kripë”, “Atletja e majt” dhe “Mizar”, sipas Esma Rexhepova, si dhe sipas filmit “Toka e mjaltit”.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, kishte sqaruar që punohet në rritjen e regjistrit të emrave të rrugëve për Qytetin e Shkupit, duke raportuar që deri tani kishte rreth 590 emra për rrugët, ndërsa është rritur për 571 emra të rinj prej të cilëve pastaj do të tërhiqen emrat e rrugëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button