Qyteti i Shkupit shpalli listën e emrave sipas të cilëve do të emërtohen rrugët, sheshet dhe parqet

Qyteti i Shkupit sot shpalli listën e 571 emrave të personave, qyteteve, vendeve dhe figurave historike sipas të cilave do të emërtohen rrugët, sheshet dhe parqet në qytet. Emrat e këngëtarit David Bowie dhe grupit “Queen” do vendosen në rrugët e Shkupit. Rrugët do të emërtohet sipas grupeve “Bukë dhe kripë”, “Atletja e majt” dhe “Mizar”, sipas Esma Rexhepova, si dhe sipas filmit “Toka e mjaltit”, njofton Portalb.mk.

Në listë është  edhe gazetari Nikolla Mladenov, këngëtarja Vanja Llazareva, arkitekti Zhivko Popovski, sportistët Bllagoja Georgievski-Bushtur, Atina Bojaxhi, si dhe nënkryetari i Shkupit Enver Maliqi. Në listë përfshihen edhe shkrimtarët Petre M. Andreevski, Bllazhe Koneski, Vllado Maleski.

Propozohet që një shesh të quhet “Besimi, shpresa dhe dashuria”, ndërsa rruga të emërohet edhe sipas vendit Nivici ku u nënshkrua Marrëveshja e Prespës.

“Lista përfshin emra të personaliteteve të shquara në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike urbane, kombëtare dhe botërore, ngjarje më të rëndësishme në historinë maqedonase dhe botërore, emra të dhënë nga toponimet e qyteteve në vend dhe rajon dhe emra të tjerë. Kjo shtesë në listë ka për qëllim të rrisë numrin e emrave të grave dhe ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në kontekstin historik dhe kulturor, si dhe anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Shkup, por edhe numrin e toponimeve të rajoneve dhe rëndësia globale. Nga gjithsej 571 emra, 479 janë emra të personave të shquar, nga të cilët 79 janë emra grash, ndërsa 92 emrat e mbetur janë emra termash që tregojnë ngjarje të rëndësishme, toponime dhe nocione të tjera. Në mënyrë shtesë në listë janë kthyer edhe emrat e rrugëve nga periudha e solidaritetit dhe ndërtimit të Shkupit të pasluftës, të cilët u hoqën me vendimet e mëparshme të Këshillit të Qytetit”, thuhet në shpjegimin e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button