A po dështon projekti ’10 denarë një biçikletë’?

Thuajse asnjë nga biçikletat e Qytetit të Shkupit që mund të huazohen për 10 denarë në orë nuk janë funksionale.

Nga NP ‘Parkingu i qytetit’ pranojnë se pjesë e biçikletave janë të dëmtuara, por mohojnë se asnjë nuk është në gjendje për tu vozitur.

‘Disa herë kemi shkuar të marrim biçikleta por na kanë thënë nuk ka janë të prishura’ tha Ahmeti.
‘Me shokët e shoqet jemi bërë gati prej shtëpisë dhe kemi shkuar në Qendër aty te parkingu pranë postës për të marrë biçikletë, por na kanë thënë se janë të prishura’ tha Sara Fetai.

‘Sigurisht ka pasur ndonjë problem atë ditë. Jemi të sigurt se nëpër punktet ka biçikleta për shfrytëzim, por normal që ka edhe të prishura’ thonë nga ndërmarrja publike ‘Parkingjet e qytetit’.

Siç thonë nga ndërmarrja vitin e kaluar përfitimi nga projekti ka qenë 120 mijë denarë, ndërsa riparimi i biçikletave të prishura ka kushtuar 150 mijë denarë.

Që të zgjidhet ky problem mendohet që çdo qytetar që do të dëshirojë të marr biçikletë të paguan depozitë, qytetarët që i kthejnë biçikletat e pa dëmtuara tu kthehen paratë ndërsa të tjerëve jo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button