Ibrahimoviç me “bikini”

Sulmuesi suedez Ibrahimoviç,  habit të gjithë! Kjo ka ndodhur pas ndeshjes miqësore të Paris SG me Real Madrid, të luajtur në Goteborg të Suedisë. Në përfundim të takimit, Zlatan ka hequr fanellën sportive dhe poshtë saj kishte të veshur diçka të çuditshme: bust të zi të kryqëzuar pas shpine dhe bokse të shkurtra.

Me sa duket, pas përfundimit të 90-minutëshit kundër skuadrës së Ancelotti-t, Ibra do ta ketë pasur mendjen për një leksion kërcimi. Megjithatë veshja të cilën e mban Ibrakadabra, ka një domethënie. Ajo është e lidhur me GPS, e cila mat rrahjet e zemrës së futbollistëve gjat lojës. Në këtë mënyrë firmat po orvaten të gjëjnë mënyrën se si ti parandalojnë tragjeditë të cilat po ndodhin në fushat e lojës, shkruan Alsat-m. 

PSG këtë ndeshje kontrolluese me Real Madridin e drejtuar nga ish trajneri I tyre Karlo Ancheloti e humbën më 1:0. Golin e vetëm e shënoi Karim Benzema. E gjitha kjo ka bërë të shpërthejnë komente të shumta në rrjetet sociale…

Lajme të ngjashme

Back to top button