Ministri Mariçiq numëroi disa prioritete për gjyqësorin, euroambasadori Gir tha se numër një është kthimi i besueshmërisë së qytetarëve

Kthimi i besueshmërisë së qytetarëve te gjyqësori është prioriteti numër dhe për këtë duhet që të angazhohen të gjithë palët e përfshira në Maqedoninë e Veriut. Kështu theksoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, në prezantimin onlajn të projektit “Mbështetje të procesit për reforma në gjyqësor”. Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i përmendi prioritetet e Qeverisë në fushën e gjyqësorit që do t’i zbatojë në vitin 2021, njofton Portalb.mk.

“Sistemi gjyqësor i cili mirë funksionon është fundamental për çdo shtet i cili dëshiron prosperitet, zhvillim dhe paqe. Komisioni Evropian, në raportin e tetorit e njohu përforcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimit të Strategjisë për Reforma në Gjyqësor. Ligji për Prokurori që hyri në fuqi në qershorin e vitit të kaluar siguron zgjidhje të qëndrueshme të rasteve dhe llogaridhënies të veprave penale që dalin nga përgjimi i paligjshëm. Ligji duhet të sigurojë gjyqësor të pavarur, rezistues nga trysnitë e jashtme dhe zbatim të Strategjisë për Reforma në Gjyqësor. Gjyqësori duhet që të jetë e liruar nga rreziqet ose perceptimi për ndikim politik. Kthimi i besueshmërisë publike te gjyqësori është prioritet numër një dhe këtu duhet që të japin përkushtim të gjitha palët e përfshira”, theksoi ambasadori Gir.

Ministri Mariçiq, i përmendi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë të cilat do t’i zbatojë në vitin 21.

“Do të punojmë me kapacitete të plota në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në harmonizimin e sistemit gjyqësor me legjislacionin evropian. Dëshirojmë që nga fillimi i vitit të vendosim aksion vendimtar dhe të fokusuar për kthimin e besueshmërisë së sistemit dhe promovim të integritetit të trupave, diçka që mundemi ta shohim vetëm nëpërmjet prokurorisë dhe gjyqësorit efikas”, tha Mariçiq.

Sipas ministrit këto janë prioritetet e Ministrisë për këtë vit:

  • Zbatim i modelit për evoloimimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik nga ana e Këshillit Gjyqësor, prokurorit publik dhe Këshillit të Prokurorëve, ky proces do të zbatohet veçanërisht nëpërmjet mekanizmave, trupave dhe ligjeve ekzistues, ndërkaq ne si Ministri do ta ndjekim dhe do të japim mbështetje. Ky proces është pjesë e aksionit ambicioz qeveritar aksioni 21, që në këtë vit do të ndërmerren masa serioze në shumë fusha, me qëllim që të barten standardet evropiane në shtëpi.
  • Prioritet të dytë do ta theksoja fillimin e vëzhgimit të rasteve të korrupsionit të lartë, rreth 50 lëndë në vjet, ky është projekt i OSBE dhe BE-së.
  • Marrjen e hapave serioze në drejtim të digjitalizimit të gjyqësorit, duke filluar nga digjitalizimi i dhënies së urdhrit gjyqësor për zbatimin e masave të veçanta hetuese, ndryshim të ligjeve me qëllim të ndryshimit të konceptit të digjitalizimit, që do të thotë furnizimi me pajisje për gjykime online, avancim të sistemit AKMIS për rrjetëzimin elektronik të të gjithë aktorëve, siç janë avokatët, përmbaruesit, noterët, ndërmjetësuesit, Agjencia për Kadastër, Regjistri Qendror etj.
  • Përforcim kadrovik, zmadhim të buxhetit të institucioneve dhe zgjidhje e problemit me pagat në sektorin gjyqësor.
  • Zbatim i vazhdueshëm i Strategjisë për Reforma në Gjyqësor i cili mbaron në këtë vit, dhe me këtë na obligon që të fillojmë edhe përgatitjet për hartimin e strategjisë së re gjyqësore 5-vjeçare.
  • Ndryshim të Kodit Zgjedhor, Regjistrimi i Popullsisë.

Ndryshe, reformat në gjyqësor janë ndër parimet kryesore të Qeverisë, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Për këtë, prej 1 ka filluar procesi i “filtrimit”, i cili nënkupton kontroll të gjykatësve dhe prokurorëve në kuadër të mekanizmave ekzistues të kontrollit dhe verifikimit të punës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button