RMV, puna e Antikorrupsionit me përbërjen e re inkurajuese, por besimi i qytetarëve në integritetin e KShPK-së ende i pasigurt

Gjatë vitit të kaluar, në Komisioni Shtetëror për Luftimin e Korrupsionit janë dorëzuat numër më i madh denoncimesh nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione me dyshime për korrupsion, keqpërdorim dhe konflikt interesi, krahasuar me vitin paraprak. Kjo tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë e njohin KShPK-në si institucion kyç për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, vlerëson për Portalb.mk, Biljana Bejkova nga OJQ „Infoqendra”, duke komentuar punën e përbërjes së re të KShPK-së.

Sipas raportit të KShPK-së, në këtë institucion, janë dorëzuar 1.688 denoncime nga qytetarët, shoqatat dhe institucionet me dyshime për ekzistimin e korrupsionit, keqpërdorimin dhe konfliktin e interesave.

Komisioni Antikorrupsion konsideron se gjatë përbërjes së re ka rritur dhe nxitur besimin e denoncuesve, me çrast gjatë kësaj periudhe janë bërë 24 denoncime për dyshime ose informacione për sjellje të paligjshme ose të palejuara në institucione të ndryshme. Në të gjitha lëndët e denoncuara, thonë nga Antikorrupsioni është vepruar dhe sjellë vendim.

Lidhur me këto denoncime Bejkova vlerëson se ky numër tregon për rritjen e besimit të qytetarëve në këtë institucion, pasi denoncime të tilla nga informatorët viteve të kaluara kanë qenë pothuajse të ‘vdekura’, gjegjësisht nuk ekzistonin.

Komisioni për Luftimin e Korrupsionit me vetë-iniciativë ka hapur 344 lëndë. Ndërsa ka zgjidhur dhe ka sjellë vendim për 713 lëndë nga të cilat:

  • 374 lëndë të zgjidhura nga sfera e korrupsionit
  • 156 lëndë të zgjidhura nga sfera e konfliktit të interesave
  • 70 vendime lidhur me mosrespektimin e ndalesave gjatë procesit zgjedhor
  • 113 vendime lidhur me kontrollin e gjendjes pronësore

Bejkova lidhur me këto numra thotë se fakti që KShPK-ja vitin kaluar hapi shumë më tepër çështje me iniciativën e saj sesa një vit më parë, tregon se ky institucion është gjithnjë e më aktive në luftën kundër korrupsionit

“Ky trend rritës është inkurajues, por rruga për besimin e qytetarëve në integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin e KShPK është ende e pasigurt. Kjo tregohet nga sondazhi i opinionit publik mbi praninë e korrupsionit në nivelin lokal, në OJQ-në Infoqendra, i kryer në fillim të vitit 2020. Sipas hulumtimit tonë, nëse ata përballen me korrupsion, shumica e qytetarëve do ta raportonin atë në polici – 33%, në media do të raportonin 18%, dhe në KShPK do të raportonin 17% të të anketuarve”, shprehet Bejkova.

Komisioni Shtetëror për Luftimin e Korrupsionit, në një video-material të prodhuar me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike”, ka shpalosur punën e vet me përbërjen e re të Komisionit, prej 8 shkurtit të vitit 2019 deri më 9 dhjetorin e vitit 2020.

Gjatë po të njëjtës periudhë, KShPK-ja ka forcuar themelet e saj duke miratuar strategjinë pesëvjeçare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave me planin akcional 2020-2024.

Është kryer kontrollë i 16 ligjeve anti-korrupsion. Siç thuhet në materialin ku janë përbledhur aktivitetet e tij, është përforëcuar edhe bashkëpunimi me institucionet  shtetërore dhe organizatat qytetare, diçka e shumë-kërkuar vazhdimisht në raportet e BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi midis organeve të prokurimit publik dhe palëve të interesuara, përfshirë Komisionin Shtetëror të Ankesave, Komisionin Shtetëror për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mbeti i kufizuar”, thuhej në raportin e fundit të KE-së.

Përveç bashkëpunimit nga ky institucion evropian është kërkuar që të demonstrohet vullnet politik për të luftuar korrupsionin, duke mbështetur organet përkatëse me burime të mëtejshme financiare dhe njerëzore dhe duke siguruar udhëzime të qarta të politikave për të gjitha institucionet shtetërore se si të trajtohet korrupsioni në përputhje me rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga ky komision thonë se kanë mundësuar qasje më të madhe në më shumë organizata ndërkombëtare dhe rrjete të institucioneve të anti-korrupsionit, si dhe kanë verifikimin e nevojave dhe kapaciteteve të KShPK-së për përmbushjen e kapaciteteve të rritura.

Por, Bejkova vlerëson se viti 2021 është vit kyç për KShPK-në dhe besimin e qytetarëve në punën e saj. Në fakt, qytetarët, thotë ajo, do të besojnë në KShPK vetëm nëse zbulon dhe zgjidh me vendosmëri dhe pa kompromis raste serioze dhe të mëdha të mëdha të korrupsionit.”

Ndryshe, gjatë periudhës prej muajit shkurt deri në tetor të vitit 2020, Komisioni për Luftimin e Korrupsionit ka shqyrtuar 19 kërkesa për mendim nëse ka ose jo konflikt interesi.  Në 5 prej tyre Komisioni ka konstatuar se ekziston konflikt potencial i interesit, ndaj ka kërkuar që të tërheqin konfliktin, kurse në 10 prej tyre ka konstatuar se nuk ekziston konflikt interesi. Në 1 rast, është kërkuar mendim nëse ka konflikt interesi për një të punësuar në Arkivin Shtetëror të RMV-së, ndërsa Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga ky institucion. Në një rast tjetër, Komisioni nuk ka dhënë mendim të prerë nëse ka ose jo konflikt interesi, por ka sqaruar situata të mundshme kur mund të ketë konflikt interesi, në rastin kur një udhëheqës i një sekori në administratë komunale, vepron në lëndë të cilat vlerësohen nga ndonjë person i afërt. Ndërsa në një rast tjetër, Komisioni i ka kërkuar një drejtori të një shkolle që të ndërpresë menjëherë procedurën që e kishte filluar për punësimin e dy familjarëve të tij, përpara se të përfshihet në konflikt interesi.

Komisioni Evropain në raportin e 6 tetorit të këtij viti, kërkoi zbatim më të fuqishëm të sistemeve rregullatore dhe institucionale mbi integritetin dhe konfliktin e interesit, të vendosura për të identifikuar dhe adresuar korrupsionin, bashkëpunimin dhe praktikat mashtruese. Numri i raporteve që lidhen me integritetin, thuhet në vlerësimin e KE-së, është ende shumë i ulët dhe se mungojnë hetimet dhe ndëshkimet e duhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button