Nëse nuk ishte dënuar, ndoshta nuk do të mbante maskë, e vlerësoi Spasovski mbajtjen e maskës nga Bushi

Ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, sot para gazetarëve vlerësoi se dënimi që i është shqiptuar zv.ministrit të punëve të brendshme, Nazim Bushi, për mosmbajtje të maskës, ka ndikuar që Bushi sot të mbajë maskë, transmeton Portalb.mk.

“Unë do të përgjigjem, sepse ai është i dënuar, nuk mund të përgjigjet. Për shkak se është i dënuar, tash mban maskë. Nëse nuk ishte i dënuar, ndoshta nuk do ta mbante maskën”, theksoi sot Spasovski në konferencën për media, në momentin kur kërkohej një përgjigje nga zv.ministri Bushi.

Spasovski theksoi se janë dënuar të gjithë që kanë qenë në tavolinën e ditëlindjes së Ali Ahmetit, duke përfshirë kryetarin e partisë, ministrat dhe deputetët.

Ndryshe, Ministria e Brendshme ka dorëzuar urdhërpagesat për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse për 15 zyrtarët e BDI-së. Gjobat janë 20 euro secila, por ashtu si për të gjithë qytetarët, edhe për funksionarët, rregulli është që nëse e paguajnë gjobën brenda një jave, e njëjta do të ulet në 10 euro.

Të hënën, zyrtarët e BDI-së festuan ditëlindjen e Ali Ahmetit në ambientet e reja të Ministrisë për Sistemit Politik. Fotografia e funksionarëve të lartë të BDI-së, të cilët pa maska dhe distancë e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në objektin e ri barok të Ministrisë për Sistem Politik është bërë gjatë një befasie të “vogël” për kryetarin, pati thënë zv/kryeministri Artan Grubi.

MPB-ja sot prezantoi donacionin e Këshillit republikan për siguri në qarkullimin e rrugëve, donacion në vlerë prej 7 milionë denarëve për nevojat e policisë në qarkullimin rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button